TURQI-Kryeministri turk, Binali Yildirim. gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit ka deklaruar se Turqia ka përfunduar me sukses misionin ushtarak në Sirinë veriore i cili zgjati shtatë muaj.
 
"Turqia ka përfunduar me sukses operacionin ushtarak 'Mbrojtja e Eufratit' dhe çdo operacion tjetër i cili do të ndjeki këtë do të mbajë një emër të ri", është shprehur kryeministri turk.
 
Operacioi "Mbrojtja e Efranit" nisi shtatë muaj më parë për të mbajtur larg kufirit turk militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik, si dhe për të ndaluar përparimin e luftëtarëve kurdë në këtë zonë.
 
Operacioni filloi më 24 gusht të vitit të kaluar dhe gjatë kësaj kohe, forcat turke të cilat kanë mbështetur rebelët sirian, kanë ndihmuar në rimarrjen e kontrollit nga militantët e ISIS të disa qyteteve përfshirë Jarablus dhe qytetin strategjik të AL-Bab.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com