Turqia po harton
kushtetutën e parë civile

Turqia po harton <br />kushtetutën e parë civile
ANKARA – Turqia po përgatit kushtetutën e parë të saj të hartuar nga një regjim civil, ndërsa është ngritur një komision i posaçëm parlamentar për këtë qëllim.

Qëllimi i komisionit është hartimi i një projekt-kushtetute që do të jetë më i thjeshtë dhe demokratik se teksti në fuqi, i hartuar 30 vjet më parë kur Turqia qeverisej nga një juntë ushtarake.

Puna e deritanishme, që pritet të mbyllet në fund të vitit, ka hasur një konsensus të gjerë mes forcave politike, megjithatë dy nga çështjet që mund të sjellin probleme do të jenë hapësirat që do t’u lejojë kushtetuta e re kurdëve dhe fuqitë e presidentit.

Kryeministri Erdogan, i cili zotëron skenën politike turke prej një dekade, nuk e ka fshehur që në përfundim të këtij mandati ai do të kërkojë zyrën e presidentit. Erdogan ka thënë se nëse kushtetuta e re nuk gjen konsensus në parlament, ai do ta hedhë atë në referendum popullor.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari