Turqia raketa tokë-ajër për rebelët
Siria në krizë humanitare

Turqia raketa tokë-ajër për rebelët<br />Siria në krizë humanitare
SIRI - Ushtria e lirë siriane e drejtuar nga kryengritësit e vendit, ka siguruar raketa tokë-ajër, të cilat mendohet të përdoren kundër sulmeve të forcave qeveritare.

Lajmi është bërë i ditur nga rrjeti amerikan NBC, ndërkohë që bëhet e ditur gjithashtu se këto armatime janë siguruar nëpërmjet Turqisë fqinje, ndërsa SHBA nuk janë përgjegjës për këtë arsenal të ri të kryengritësve sirianë, bëri me dije NBC.

Sakaq, zyrtarët amerikanë kishin deklaruar më herët se Arabia Saudite dhe Katari, kishin bërë presion që kryengritësve tu dërgohen raketa kundër-ajrore, sidomos pas intensifikimit të operacioneve ajrore nga ana e qeverisë në qytetin e Aleppos.

Ndërkohë, kriza humanitare vijon të jetë në rritje në Aleppo pasi u raportua se ka një mungesë të ndjeshme të furnizimit me ushqime dhe energji elektrike.

Gjatë mbrëmjes së kaluar një numër i konsiderueshëm banesash kanë qëndruar në errësirë, ndërsa trupat qeveritare dhe kryengritësit kanë vijuar luftimet.

Deri tani janë më shumë se 200 mijë civilë që janë larguar nga Aleppo, ndërsa mijëra emigrantë nga Siria po krijojnë një krizë në vendet fqinje, por edhe në Evrope, konkretisht në shtetin grek, ku qindra njerëz përpiqen çdo ditë të kalojnë kufirin nga Turqia.

(km/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja