Turqia refuzon të pranojë
 kushtet e BE për vizat

Turqia refuzon të pranojë<br /> kushtet e BE për vizat
“Ne do të ndjekim rrugën tonë, ju po të doni ndiqni tuajën”. Kështu i është përgjigjur presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, njërës prej kërkesave të Bashkimit Europian për të ndryshuar ligjet e vendit euroaziatik, në këmbim të udhëtimit pa viza për qytetarët turq në zonën “Schengen”. BE-ja kishte kërkuar nga Turqia që të qartësonte përkufizimin e kësaj të fundit mbi termin terrorizëm, në mënyrë që të kualifikohej për mundësinë e heqjes së vizave, si pjesë e një marrëveshje më të gjerë mes të dy palëve, që do të shërbente për lehtësimin e krizës së emigrantëve në Europë, më e rënda që prej Luftës së Dytë Botërore.

Erdogan ka folur për mediet vetëm një ditë pasi kryeministri Ahmet Davutoglu, i cili ka qenë edhe negociatori kryesor i marrëveshjes me BE-në, tha se do të largohej nga posti që mbante, pikërisht prej mospërputhjeve të mendimeve me presidentin e vendit. Davutoglu raportohet të ketë kundërshtuar gjithashtu planin e Erdoganit për t’i dhënë më shumë pushtet Presidencës. Sipas Erdoganit, ndryshimet e propozuara kushtetuese janë të një rëndësie kombëtare, e jo kërkesa personale. Marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë përfshin rikthimin e emigrantëve, kryesisht refugjatë sirianë, nga Greqia për në shtetin e shtrirë në dy kontinente, duke llogaritur këtu edhe një rritje të theksuar të ndihmave dhe masave të tjera për ata që strehohen tashmë në Turqi.

E gjitha kjo do të bëhej me një lëshim, që do t’u mundësonte shtetasve turq lëvizjen e lirë për qëndrime afatshkurtra turistike në vendet e zonës “Schengen”.
BE-ja ka bërë të ditur së fundi se dëshiron prej Turqisë të përcaktojë me fjalë më të përqëndruara kuptimin e gjerë të fjalës terrorizëm, në mënyrë që t’i përafrohet me standardet e BE-së. Ky ishte edhe njëri prej 5 kritereve të BE-së, që Turqia ende nuk i ka përmbushur në mënyrë që t’i mundësohet lehtësimi i vizave. Megjithatë Erdogan e ka refuzuar këtë, teksa në një dalje televizive të së premtes është shprehur: “Bashkimi Europian po na kërkon të ndryshojmë ligjin antiterror, pikërisht në kohën kur Turqia gjendet nën sulmet e organizatave terroriste të të gjitha kaheve. Si mund ta kërkojnë këtë në këmbim të heqjes së vizave?”



Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet