Turqia thërret diplomatët danez dhe holandez për shkak të djegieve të Kuranit

Turqia thërret diplomatët danez dhe holandez për shkak të djegieve të Kuranit

Ministria e Jashtme e Turqisë ka thirrur në një takim të ngarkuarin e Danimarkës me punë në Ankara, si dhe një diplomat holandez, për shkak të djegieve të Kuranit në vendet e tyre, raportoi të hënën transmetuesi shtetëror turk, TRT Haber.

Aktivistët kundër islamit kanë djegur apo përdhosur disa kopje të librit të shenjtë të myslimanëve në muajt e fundit, duke nxitur zemërim në botën myslimane dhe kërkesa ndaj qeverive nordike për t’i ndaluar veprimet e tilla.

Turqia i ka dënuar vazhdimisht protestat e tilla në muajt e fundit, përfshirë ato në Suedi, vendin i cili po e pret dritën jeshile nga Ankaraja për t’iu bashkuar NATO-s.

Qeveritë e Danimarkës dhe Suedisë i kanë dënuar djegiet dhe kanë thënë se janë duke shqyrtuar ligje të reja që do t'i ndalonin këto akte.

Mirëpo kritikët e brendshëm kanë thënë se liria e shprehjes është e mbrojtur me kushtetutë, dhe se çfarëdo vendimi për ndryshim mund t’i rrezikojë këto të drejta.

Kush është duke e djegur Kuranin dhe pse?

Të paktën tri herë gjatë muajit të kaluar, djegia e Kuranit është kryer nga Salwan Momika, refugjat irakian në Suedi, i cili ka thënë se dëshiron të protestojë kundër gjithë islamit dhe librit të shenjtë.

Teksa ai ka qenë duke protestuar, një grup aktivistësh të së djathtës ekstreme, i quajtur “Patriotët Danezë”, ka organizuar protesta kundër islamit në Danimarkën fqinje, duke thënë se dëshiron të dalë kundër atij që e konsideron “islamizim” të shoqërive nordike./ REL

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?