Turqia zgjedh vaksinën kineze kundër COVID-19, 10 milionë doza drejt shtetit fqinj

Turqia zgjedh vaksinën kineze kundër COVID-19, 10 milionë doza drejt shtetit fqinj

foto ilustruese

TURQIA- Pas Brazilit edhe Turqia i është nënshtruar një kontrate për blerjen e një vaksine kineze kundër COVID-19, tashme 10 milion doza janë në rrugën e tyre për në Turqi ka thënë ministri i Shëndetësisë Faherettin Koca.

Në njoftimet e tij për gazetën turke Hürriyet, ministri Koca tha se bisedimet kanë përfunduar dhe procedurat e nevojshme ligjore janë kryer, dhe 10 milion doza nga vaksina Sinovac janë rrugës për në shtetin fqinj.

Vaksina do të shpërndahet në të njëjtat kushte si në Bashkimin Evropian, pra së pari tek personeli shëndetësor, pastaj tek grupet me rrezik të lartë dhe më pas tek pjesa tjetër e popullatës, ndërsa do të jetë falas për të gjithë. Farmacitë do të lejohen të shesin ato vaksina, por njerëzit duhet të paguajnë për to vetë.

Turqia synon të administrojë deri në 50 milion doza të vaksinës kineze, tha Koca, duke shtuar se do të vazhdojë gjithashtu të testojë licencimin e vaksinave të tjera kandidate.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!

Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!