Ushtria turke ka mundur të zhvendosë me sukses nga Siria në Turqi eshtrat e gjyshit të themeluesit të Perandorisë Osmane, Sulejman Shah. Ky proces u bë gjatë natës me ndihmën e rreth 700 forcave dhe mjeteve të sigurisë. Suksesin e këtij operacioni e konfirmoi kryeministri Ahmet Davutoglu.
“Eshtrat e Suljemn Shahut do të qëndrojnë përkohësisht në Turqi dhe do të rivarrosen brenda Sirisë në një kohë të përshtatshme. Përgëzoj ushtrinë turke për suksesin e një operacioni që ka paraqitur rrezik potencial të konsiderueshëm”, deklaroi Davutoglu.
Tyrbja e Sulejman-shahut ndodhej në rajonin sirian të Aleppo-s dhe ruhej nga ushtarë dhe ku valëvitet flamuri turk. Bëhej fjalë për të vetmin territor sovran të Republikës së Turqisë jashtë kufijve të saj.
Më parë pjesëtarët e ushtrisë turke të cilën kanë ruajtur tyrben në enklavën e vetme të Turqisë jashtë kufijve të saj janë ballafaquar me sulmet e pjesëtarëve të organizatës terroriste ISIS, e cila ka pushtuar një pjesë të konsiderueshme në Siri.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO