Turqia-Europës: Po hapëm dyert, qeveritë tuaja rrëzohen për 6 muaj

Turqia-Europës: Po hapëm dyert, qeveritë tuaja rrëzohen për 6 muaj

Sipas “Anadolu Agency”, Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, gjatë një vizite në anijen “TCSG Dost” të komandës së rojes bregdetare, ka thënë se “Turqia ka hyrë në një periudhë kur nuk do lejojë organizatorët dhe kontrabandistët e migrantëve të marrin frymë”, duke theksuar se “Evropa i ka lënë të vetëm në këtë çështje” dhe duke shtuar se “shekulli i 21 e ka vendosur Turqinë përpara një një sprove të fortë”.

Sipas Süleyman Soylu, emigrantët vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme e deri nga Afrika.

Soylu tërhoqi vëmendjen në atë se personat që dëshirojnë të shkojnë në Evropë nga Lindja e Mesme, një pjesë të rrugëtimit të tyre paguajnë haraç për DEASH, një pjesë tjetër për PKK, ndërsa për pjesë tjera të rrugëtimit arrijnë marrëveshje me kontrabandistët lokalë.

“Mes migrantëve të paligjshëm që kemi shpëtuar në det ka një numër të rëndësishëm afrikanësh.

Në vitin 2017 kemi kapur 175.752 migrantë, në 2018 ky numër u rrit në 268.000 dhe që fillimi këtij viti ky numër është 162.692”, tha ministri turk i brendshëm.

Ai foli edhe për atë se si Turqinë e kritikojnë nga Parlamenti Evropian.

“Jemi përballë me valën më të madhe të migrimit në histori. Kurdo që t’i hapim dyert, asnjë qeveri në Evropë nuk mund të qëndrojë 6 muaj”, theksoi ministri turk i brendshëm.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli