Përbërësit:
- 1 kg kumbulla jeshile të forta pak të tharta
- 1 lugë gjelle kripë guri
- 5–6 thelpinj hudhër
- 1 lugë e vogël sheqer
- 1 gotë uthull rrushi
Përgatitja:
Lajmë mirë kumbullat dhe i shpojmë lehtë me kruajtëse ose pirun që të marrin shije. I vendosim në kavanoz bashkë me hudhrat. Shtojmë kripën dhe sheqerin. Hedhim uthullën e rrushit. Mbushim pjesën tjetër me ujë dhe mbyllim mirë kavanozin duke e tundur pak që të tretet kripa. E ruajmë në vend të freskët dhe pa diell. Turshia është gati zakonisht pas 7–10 ditësh.
Komento
Komente











