Turshi miks me patëllxhanë

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë
  • 2 speca të kuq të gjatë
  • 1 qepë e thatë
  • 4 thelpinj hudhër
  • 2 gjethe dafine
  • 1 litër ujë
  • Majdanoz i freskët
  • Pak spec djegës ose fara speci djegës
  • Disa kokrra piper
  • Vaj ulliri
  • Uthull
  • Kripë

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët nga lëkura. Heqim farat e specave dhe i presim në shirita. Patëllxhanët i presim sipas dëshirës. Në tenxhere vlojmë: 1 litër ujë, 1 lugë kripë, 4–5 lugë uthull. Kur uji të marrë valë shtojmë patëllxhanët dhe specat. I lemë vetëm 4–5 minuta, derisa të zbuten pak. I kullojmë dhe i vendosim mbi pecetë kuzhine që të thithin lagështinë mirë. Në grirëse shtojmë majdanoz, pak spec djegës dhe pak vaj ulliri. I grijmë derisa të krijohet një salcë aromatike. Përziejmë perimet me hudhrat, qepën, salcën me majdanoz, piperin, gjethet e dafinës, pak kripë dhe uthull sipas shijes. I vendosim në kavanoz dhe sipër shtojmë vetëm pak vaj ulliri. Mbyllim kavanozin dhe e tundim lehtë. E lemë në frigorifer 24 orë dhe  turshia është gati dhe mund të ruhet disa ditë në frigorifer.