Turshi e përzier me lulelakër dhe perime
Përbërësit:
- 400 gr lulelakër
- 400 gr karrota
- 400 gr domate jeshile
- 400 gr lakër e bardhë
- 2 gjethe dafine
- 1 lugë gjelle piper i zi kokërr
- 1 spec djegës
- 1 lugë gjelle kripë
- 1 lugë çaji sheqer
- 2 lugë gjelle uthull
- 2 litra ujë
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me 2 litra ujë në zjarr dhe e lëmë të vlojë. Shtojmë kripën dhe sheqerin, dhe i përziejmë derisa të treten plotësisht. Ndërkohë përgatisim perimet: lulelakrën e ndajmë në boçe, lakrën e bardhë e presim në shirita, domatet jeshile i presim sipas dëshirës, ndërsa karrotat i presim në feta ose shkopinj. Vendosim të gjitha perimet në një enë qelqi ose kavanoz të sterilizuar. Shtojmë gjethet e dafinës, piperin e zi kokërr dhe specin djegës. Hedhim mbi perime ujin e vluar, i cili është përzier më parë me uthullën. Mbyllim kavanozin dhe e lëmë në temperaturë ambienti. Turshitë do të jenë gati për konsum pas 1 jave.
Komente












