Fran Frrokaj ka marrë sot detyrën si kreu i ri i bashkisë së madhe të Lezhës.
 
Por, që në ditën e parë zyrtarisht si kryebashkiak përfaqësuesi i PD-së ka marrë “disfatën” e parë.
 
Kjo pasi këshilli bashkiak do të drejtohet nga një i majtë.
 
Gjok Noka do të jetë kryetar i këshillit pasi mori shumicën e votave.
 
Të djathtët nuk paraqitën asnjë kandidaturë dhe nuk morën pjesë në votim, ndërsa në sallën e mbledhjes ishte dhe kreu i ri i bashkisë.
 
Frokaj bërë betimin duke risjellë në kujtesë problemet e shumta që ka kjo njësi vendore.
 
Pas betimit, Frrokaj ka marrë rrugën drejt zyrës së kryetarit ku e priste kryetari në ikje, Viktor Tushaj.
 
Një shtrëngim duarsh mes tyre dhe më pas kanë vijuar me batuta politike, por me emërues mirëmenaxhimin e fondeve për këtë njësi vendore.
 
Pas këtij momenti, Tushaj u largua nga dera e pasme e bashkisë, ndërsa Frrokaj u takua me përkrahësit e tij.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)