Tusk: Britania s'mund të zgjedhë anët
më të mira të marrëveshjes të Brexit

Tusk: Britania s'mund të zgjedhë anët<br />më të mira të marrëveshjes të Brexit
“Britania e Madhe nuk mund të zgjedhë pjesët më të mira sa i përket marrëdhënieve me BE” është kjo ç’ka nënvizohet në guidën e publikuar nga Brukseli sa i përket negociatave Brexit, procesi i daljes së Mbretërisë nga Unioni.
 
Dhe pikërisht pika sesi do të vijojnë raportet mes BE dhe Britanisë do të diskutohet në dy vitet e ardhshme kur pritet të përfundojë edhe divorci mes palëve.
 
“Diskutimet për Brexit do të jenë të vështira komplekse dhe ndoshta konfliktuale, nuk ka asnjë mënyrë për ta evituar. Detyra jonë është të minimizojmë pasigurinë dhe trazirat që ka shkaktuar Brexit si tek qytetarët por edhe në botën e biznesit dhe shtetet anëtare” u shpreh presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk i cili shtoi se duhet të mbushen të gjitha boshllëqet ligjore dhe se palët duhet të jenë përgjegjëse për detyrimet e tyre.
 
Në guidën e prezantuar në Bruksel, lexohet se Bashkimi Evropian është gati të bisedojë me Britaninë e Madhe për çështjet e tregtisë së lirë para momentit kur Brexit të hyjë plotësisht në fuqi.
 
Drafti do t’i dërgohet 27 shteteve anëtare të BE për miratim. Britania nisi zyrtarisht procesin Brexit të mërkurën.
 
“Nuk do të ketë negociata të ndara, ky është i pari dhe i fundit divorc. Dua të jem i qartë , 27 vendet e BE do të jenë të bashkuar gjatë marrëveshjeve. Një pakt i tillë do të jetë në interes të unionit por edhe të Mbretërisë së Bashkuar” u shpreh Tusk. 
 
Pak ditë më parë, Britania dorëzoi në Bruksel letrën zyrtare të divorcit me BE, vendim që Mbretëria e Bashkuar e mori në referendumin e 23 qershorit të 2016, ku qytetarët vendosën të jenë jashtë unionit.

Pritet që Britanaia të paguaje një shumë të konsiderushme për daljen nga unioni, shumë kjo ende e diskutueshme dhe që mund të zgjasë negociatat e Brexit. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane