Në një letër drejtuar 27-të udhëheqësve të Bashkimit Evropian, përpara samitit që do të mbahet ditën e premte në Maltë, presidenti i BE-së, Donald Tusk është shprehur se Kina, Rusia dhe administrata e presidentit Trump, përbëjnë kërcënimet kryesore të jashtme me të cilat përballet blloku.

Ndryshimi në Washington e vë Bashkimin Evropian në një situatë të vështirë”, është shprehur Tusk i cili ka shtuar se BE-ja kurrë më parë nuk është përballur me sfida të rrezikshme dhe se Evropa në këto momente ka nevojë për guxim, vendosmëri dhe solidaritet politik.

Në letrën e tij, presidenti i Bashkimit Evropian, ka shtuar se BE-ja nuk duhet të bëjë lëshime përball argumenteve populiste dhe ndjenjave ksenofobe të cilat janë në kundërshtim me integrimin evropian.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com