Tusk: SHBA nën drejtimin e
Trump, kërcënim për Europën

Tusk: SHBA nën drejtimin e<br />Trump, kërcënim për Europën
''SHBA nën drejtimin e Donald Trump, Kina, Rusia dhe radikalizmi islamik janë kërcënimet me të cilat përballet Bashkimi Europian” -është kjo deklarata që dha presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk.

Kreu i BE u shpreh se Unioni duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të shmangur çdo lloj kërcënimi shpërbërje. Sipas tij nëse kjo ndodh atëherë Kombet Europiane do të jenë të varuara nga Rusia, Kina e SHBA.

Deklarata të tilla Tusk i bëri nga kryeqyteti estonez, ku takua me liderët e 3 shteteve baltike. Pak më parë diplomati u kishte shkruar një letër udhëheqësve të Europës për shqetësimet e tij.

Sipas Tusk Komuniteti Europian po përballet me një kërcënim të paprecedentë që nga nënshkrimi i traktatit të Romës në vitin 1957.

“Për herë të parë në histori, në një botë multipolare po shfaqen shumë forca anti-europiane, apo euroskeptikë. Në veçanti ndryshimi në Uashington e vendos Bashkimin Europian në një situatë të vështirë; me administratën e re duket se vihet në pikëpyetje politika e jashtme 70-vjeçare e Amerikës”,-u shpreh në letër Tusk.

Përkundrejt këtyre kërcënimeve, sipas tij BE duhet të përballet me rritjen e nacionalizmit të brendshëm, një ulje të besimit në politikat integruese si dhe rritjen e dyshimeve sa i përket vlerave themelore të demokracisë.

''Të bashkuar qëndrojmë, të ndarë rrëzohemi”, e mbyll letrën e tij Tusk duke kërkuar nga të gjitha shtetet anëtare të bashkojnë forcat për të ruajtur fuqinë e Bashkimit Europian.

Redaksia Online
XH.K.E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje