TVSH e biznesit të vogël, shpërthen
Vasili: Ata që besojnë Ramën...

TVSH e biznesit të vogël, shpërthen<br />Vasili: Ata që besojnë Ramën...<br>
LSI ka kundërshtuar propozimin e qeverisë për të përfshirë biznesin e vogël në TVSH. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar ashpër sot përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si të paditur dhe shkollëpak në raport me çështjet ekonomike.

Sipas Vasilit, Rama e ka quajtur biznesin e vogël njëherë aleat, në 2015 dhe sot, në 2017, armik, ndërsa ka një mesazh për ata që besojnë kreun e qeverisë. 

"Kur gënjen kryeministri, në 2015-n apo 2017-n për TVSH-n e biznesit te vogel? Ca gojtare te palodhur terbuan dynjane, qe te na bindin se kryeministri nuk genjen. Kot lodhin veten. Nese dine shkrim e kendim, te mos tremben dhe te lexojne ç'ka thene kryeministri ne 2015-n per TVSH-n e biznesit te vogel dhe cfare ka thene ne 2017-n: te shohin qe nje here i ka quajtur ALEATE dhe pastaj ARMIQ. 

Keta gojtaret e kryeministrit ta sqarojne ate vete dhe jo neve per keto rrukullima logjike. Dihet qe shkollepaku qe ia fut kodra pas bregut kur flet per ekonomine, por asnje nga ne s'ka asnje detyrim t'i besoje e t'u beje fresk lajthitjeve te tij. Kryeministri i paditur do qe te luftoje te varferit qe te varferoje te pasurit. Neqoftese gojtaret jane te lumtur qe te asgjesohen te varferit per qejf te kryeministrit dhe oligarkeve, aferim u qofte!"
, shkruan Vasili në Facebook.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri