TVSH te biznesi i vogël, LSI
‘luftë’ Ramës: Ke lajthitur!

TVSH te biznesi i vogël, LSI<br />‘luftë’ Ramës: Ke lajthitur!<br /><br>
LSI ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me vendosjen e TVSH te biznesi i vogël. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, e ka cilësuar këtë një lajthitje të Ramës.

Duke risjellë në vëmendje deklaratat e Ramës në nëntor të 2015, kur sipas Vasilit kryeministri ia hiqte TVSH biznesit të vogël, kreu i grupit të LSI thotë se po ky kryeministër i paaftë po ia vendos TVSH këtij biznesi.

“Grupi mori në shqyrtim trajtimet mbi biznesin e vogël dhe vendosjen e TVSH. E kemi trajtuar të parët këtë temë dhe kemi dëgjuar lajthitjet e Ramës, që rrjedhin nga fakti se ai është i paaftë, i paditur dhe nuk di e nuk mban mend çfarë thotë. Çfarë tha Rama: Nëntor 2015 ja hiqte detyrimet biznesit të vogël dhe TVSH thoshte: Rezultatet e para të këtij operacioni informalitet jua dedikojmë juve. Besoj se paratë do të shkojnë te ju, te ata që vetëpunësohen, në javët e ardhshme ne i konsiderojmë përfshirjen e TVSH te biznesi i vogël të panevojshëm. Po tani: “NE duam që TVSH të mos përfundojë në xhepat e një grupi të pasurish", tha Vasili.

Deklarata e plotë e Vasilit:
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilloi mbledhjen e tij të rradhës dhe mori në shqyrtim, në mënyrë të veçantë zhvillimet e realitetit politik shqiptar dhe disa çështje që janë vërtet shqetësim madhor për këtë realitet. Gjithashtu mori në shqyrtim axhendën e Parlamentit dhe ato pak nisma ligjore që janë depozituar në të për të përcaktuar se cili do të jetë qëndrimi i grupit tonë qoftë në fazën e diskutimit apo dhe të miratimit përfundimtar të tyre. Në mënyrë të veçantë grupi mori në ndryshim qëndrimet e herëpashershme të mbajtura lidhur me problemin shumë delikat të biznesit të vogël dhe vendosjes së TVSH-së nga kryeministri i vendit tashmë. 

Ju e dini që e kemi trajtuar të parët këtë temë në  shoqërinë shqiptare porsa kjo u përvijua si çështje. Dhe kemi bërë shumë mirë dhe grupi e vlerësoi të tillë. Dhe kemi dëgjuar sigurisht edhe ato lajthitjet të zakonshme të kryeministrit të cilat rrjedhin nga ato që ky kryeministër duke qenë krejtësisht i paaftë e krejtësisht i paditur nuk di e nuk mban mend se ç’thotë. Dhe sigurisht të gjithë ata që bëjnë sikur dinë gjithçka e ngatërrojnë  në mënyrë të caktuar dhe e bëjnë gjithmonë e më qesharak. Për të qenë më shumë konkret me opinionin publik pasi më mirë t’ia lemë atij ta gjykojë dhe ti lemë të gjitha llojet  e përcaktorëve për njëri tjetrin po citoj vetëm se çfarë thotë po i njëjti kryeministër për të njëjtën në kohë të ndryshme.

 Kryeministri në nëntor të vitit 2015 kur ia hiqte detyrimet biznesit të vogël dhe i hiqte dhe TVSH këtij biznesi thoshte: Rezultatet e para të këtij operacioni ua dedikojmë juve, operacionin e informalitetit. Nuk është se e kemi mirë arkën e shtetit për të pasur mundësira më të mëdha por besoj se këto para do të shkojnë te ju. Te të gjithë ata që vetëpunësohen me hyrje në fuqi javët e ardhshme të këtij plani ne i konsiderojmë bizneset e vogla aleatë në luftën kundra informalitetit për të bllokuar shkarkimin e paligjshëm të TVSH-së nga më të mëdhenjtë. Pra me këto arsye, me këto shkaqe kryeministri i vendit ia hiqte TVSH-në në 2015, po i njëjti kryeministër më qesharak se kurrë se kështu  e bëjnë dhe ata që kanë përqark. E dinë që num merr vesh dhe thonë: Lëre se i thotë ky s’mban mënd çka thënë. 

Vijmë pas dy javësh në 2017  kur ia vë taksën: Ne duam që TVSH mos të përfundojnë në xhepat e një grushti të pasurish, këtë e ka thënë në 2015 kur e hoqi dhe vazhdon: Mos dhënia e  mos marrja e faturës së TVSH-së është arsyeja pse i bën pjesë së skemës. Rezulton se disa biznese që hiqen si të vegjël por nuk janë të tillë. 
E vërteta ishte që mbas këtyre deklaratave të gjithë oligarkët u shprehën shumë të lumtur, njëzëri. Oligarkët kanë qenë shumë të sinqertë  nuk kemi pse i akuzojmë sepse ishte një gjë krejtësisht në favor të tyre për tu pasuruar gjithmonë e më shumë por ishte dhe një arsye tjetër për të thënë që kryeministri ka bërë gjetjen e rradhës që është një zgjedhje e jashtëzakonshme që të luftojmë të varfrit për të varfëruar të pasurit.

Ky turp publik i jashtëzakonshëm i cili ka të bëjë me një rrezikim masiv të mijëra e mijëra bizneseve, të vetëpunësuarve atje që punojnë në këto biznese të cilët, gabimisht i kanë quajtur biznese të vogël. Duhet të vazhdojnë ti  quajnë ashtu dhe sikurse dhe personalisht kam insistuar të quhen biznese të mbijetesës. Pasi sigurojnë të ardhura të mbijetesës. Si të tilla ky kërkon një trajtim krejtësisht tjetër dhe ky kryeministër, më vjen keq që përdor një gjuhë të tillë më vjen keq, ua them sinqerisht opinionit publik por ky kryeministër i lajthitur le të marrë të lexojë këtë që sapo citova. Çka thënë në 2015, çka thënë në 2017 të skuqet. 

Të kuptojë që nuk qeveris vendin por tallet me vendin dhe ti japi fund talljes sepse një tallje e tillë do të thotë as më shumë dhe as më pak por mijëra vende të humbura, çmime të rritura, falimentim masiv, mijëra familje të cilat do të vuajnë papunësinë. Mijëra fëmijë që do të përballen me pamundësinë  e fëmijëve të tyre për ti ndihmuar për të ndjekur shkollën dhe për ta vazhduar atë në mënyrë normale dinjitoze dhe për gjithë këto arsye të mëdha të lërë shpjegimet facebook-iste. Të dëgjojë dhe të lexojë edhe të ndjek me vëmendje dhe ato që thotë opozita përveç dashurisë pafund që ka ai me ato që thotë maxhoranca kur ajo flet siç do ai. Se kur  ndonjëherë maxhoranca nuk flet siç do ai sigurisht që ai as e dëgjon por e stigmatizon.

Së dyti meqënëse në të premten që lamë pas. Në një ditë të veçantë dhe pse jo dhe anormale në mënyrën si u zhvillua ne e kaluam mendimin për komisionin e përbashkët lidhur me Reformën Zgjedhore. Grupi Parlamentar konkludoi dhe njëherë që thelbi dhe dy shinat  ku Reforma zgjedhore duhet të ecë në rast se ajo do të jetë e besueshme. Që transformon rrënjësisht zgjedhjet e shqiptarëve. Që transformon rezultatin që del nga zgjedhjet dhe që prodhon më në fund qeveri legjitime është të ndalohet me çdo kush me çdo mjet dhe me çdo element ligjor dhe jo vetëm shitblerja e votës. 

Dhe së dyti kriminalizimi i saj pra përfshirja e kriminelëve edhe si kandidat edhe si mbështetës nëpër fushata zgjedhore. Pa dhënë e këtyre dy përgjigjeve të mëdha çdo element dhe çdo kozmetik tjetër e reformës zgjedhore do të riciklonte farsa të tjera më të shëmtuara dhe zhytjen e vendit në një antidemokraci të thellë pasi themeli i saj vota, do të ishte i bërë pis dhe thellësisht i kompromentuar. Ndaj në sinkron të plotë besoj e gjithë opozita në këtë çështje do të jetë në një front të bashkuar pasi po nuk u dhanë këto përgjigjë të qarta klientët, baronët e drogës dhe të krimit do të vazhdojnë të mbajnë telekomandën e pushteti dhe do të vazhdojmë të kemi këto lloj pushtetesh të cilët vrasin të vegjlit e të varfrit dhe varfërojnë oligarkët.
Faleminderit shumë.


Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka

Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka