Receta e parë: Bullgur kokërrmadh me pulë
Përbërja:
1 gotë uji bullgur kokërrmadh
2 lgj vaj ulliri
100 gr kraharor pule
4 qepë jeshile
3 kajsi të thata
1 lugë margarinë
1 lk kripë
1 lç piper i zi
2 gota ujë i zier
Përgatitja:
Shtojmë në tigan vajin e ullirit dha margarinën. Pasi të shkrijë, shtojmë mishin e pulës të prerë në kubikë. E kaurdisim për 3 minuta dhe më pas shtojmë qepët dha kajsitë e kaurdisura. Më pas bullgurin, kripën, piperin e zi dhe ujin e zier. I lëmë në zjarr për 15 minuta. E servirim pas 20 minutash.
Bullgur kokërrmadh me pulë
Receta e dytë: Tavë me brokoli dhe lulelakër
Përbërësit:
500 gr brokoli
500 gr lulelakër
3 kokrra vezë (të verdhat)
100 gr djath i bardhë
100 gr djath kaçkavall
Kripë dhe piper i zi
1 gotë qumësht
30 gr gjalp
Përgatitja:
Ndajmë lulelakrën dhe brokolin në lule dhe i shpëlajmë mire. Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë të vluar, shtojmë në të kripë dhe fillimisht ziejmë lulelakrën për 3 minuta dhe më pas shtojmë brokolin dhe i lemë të ziejnë së bashku për 3-4 minuta. Largojmë më pas perimet dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë.
Ndërkohë në një tas përziejmë të verdhat e vezëve me djathin e bardhë të thërrmuar dhe djathin kaçkavall të grirë në rende. I përziejmë mirë duke shtuar më pas një gotë qumësht, kripë dhe piper të zi. E shtojmë më pas këtë masë në taven me brokoli dhe lulelakër, vendosim disa thërrime gjalpë dhe e fusim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta derisa të marrë një cipë të kuqerremtë. Në fund e servirim duke e spërkatur me pak vaj ulliri.
Tavë me brokoli dhe lulelakër
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
21.4%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 1202
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë
23 Dhjetor, 15:58
-
Altin Joka: Kujdes, zbokthi është problem i brendshëm shëndetësor / Ja si mund të luftohet
18 Dhjetor, 15:57
-
Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë
16 Dhjetor, 17:24
-
‘Kujdes në dashuri’ Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi i javës, parashikimi për çdo shenjë
16 Dhjetor, 15:45
-
Altin Joka: Ja ‘magjia’ e përdorimit të kripës si terapi dhe cila sëmundje mund të kurojë
12 Dhjetor, 14:52
-
Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni
11 Dhjetor, 10:37
-
1 thelpi hudhër në ditë haje në këtë mënyrë… Hudhra mund të ndryshojë jetën nga Altin Joka
4 Dhjetor, 16:35
-
Laringiti te fëmijët, simptomat që nuk duhet t’i neglizhoni / Ylli Merja: Ja si ta trajtoni në mënyrë natyrale
2 Dhjetor, 15:39
-
Kujdes! Çdo vendim i kësaj jave ndikim deri në Mars 2025 / Horoskopi javor 2-8 dhjetor nga astrologu Jorgo Pulla
2 Dhjetor, 12:30
-
Dëllinja 'ilaç' për shpirtin dhe shëndetin / Ylli Merja: Ja si ta përdorni mrekullinë kurative të natyrës
25 Nëntor, 16:19
-
Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor
25 Nëntor, 15:54
-
Lakra ‘bomba’ që vret sëmundjet, Altin Joka: Magjia e lakrës nëse e përdorim rregullisht/ Disa kombinime për kura specifike
20 Nëntor, 17:00