Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Bullgur me perime dhe Kotoleta pule me salcë domate

Receta e parë: Bullgur me perime

Përbërësit:

1 karrotë

 1 kokërr qepë

1 spec i kuq i vogël

1 patate

 2-3 domate për salcë

Një lugë gjelle vaj ulliri

 150gr bullgur

 300 ml ujë           

Përgatitja:

Vendosim në tigan një lugë vaji dhe hedhim perimet e copëtuara . I mbulojmë perimet me ujë dhe i lëmë në zjarr mesatar deri sa ato të ziejnë. Hedhim vazhdimisht nga pak ujë në mënyrë që perimet të mos skuqen, por të ziejnë.

Kur perimet të jenë  gati shtojmë  domatet e grira në dhe sipas dëshirës mund ti shtojmë  piper ose borzilok, sipes deshires, dhe i lëmë të ziejnë për 2-3 minuta.Pastaj shtojmë bullgurin dhe 300 ml ujë dhe e lëmë të ziejë. Shtojmë pak majdanoz sipër dhe është gati për tu servirur.

Bullgur me perime

Receta e dytë: Kotoleta pule me salcë domate

Përbërësit:

500 gr fileto pule

Kripë dhe piper i zi

2 kokrra vezë

80 gr peksimadhe

50 gr parmixhan

2 lgj vaj ulliri

1 kuti domate të copëtuara

200 gr pure domate

10 gjethe borzilok

125 gr mozzarella

Vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një tenxhere të vogël vendosim pak vaj ulliri, domatet e grira në kuti , pure domate, pak kripë, piper të zi dhe 10 gjethe borzilok. Të gjitha këto i vendosim në zjarr për ti dhën një valë të lehtë .

Filetot e pulës i lajmë, i thajmë dhe i presim në feta të holla. I shtypim pak lehtë, i marinojmë me kripë dhe piper të zi dhe më pas i lyejmë me vezë. I rrotullojmë në peksimadhe me parmixhan të tretur dhe i vendosim në tigan për ti dhën një skuqje të lehtë. Shtojmë salcën në një tavë, vendosim mbi salcë kotoletat e pulës të skuqura. Mbi çdo kotoletë vendosim nga një fetë të hollë me djath mozzarella dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 190ºc për 15-20 minuta. Më pas i servirim kotoletat me bullgur, makarona apo oriz.

Kotoleta pule me salcë domate

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit