Receta e parë: Pastiçe me kimë
Përbërësit:
400 gr makarona
2 kokrra qepë
3-4 thelpinj hudhër
1 spec
400 gr mish i grirë
100 ml verë të bardhë
1 shkop kanellë
Kripë+ piper i zi + pak rigon
150 gr pure patate
¾ gotë ujë
Beshameli
50 gr gjalp
50 gr miell
500 ml qumësht
2 të verdha veze
Kripë
Arrë moskat
80 gr parmixhan
Përgatitja:
Në një enë ngrohim vajin dhe shtojmë në të qepët e grira imët, hudhrat e mishin e grirë. E kaurdisim deri sa të ndryshojmë ngjyrë dhe shtojmë 1 spec të grirë hollë, e më pas shuajmë mishin me verë. Shtojmë kripë, 1 shkop kanellë, pure domate, ulë dhe më pas e lëmë të marrë valë.
Ziejmë makaronat për 2 minuta më pak se minutazhi në etiketë. I kullojmë dhe më pas i kaurdisim makaronat në një tas të madh. Shtojmë kimën e përgatitur në tas tek makaronat dhe i përziejmë mirë së bashku.
Përgatisim beshamelin, shkrijmë gjalpin dhe miellin dhe i trazojmë së bashku, por jo të marrë mislli ngjyrë. Shtojmë qumështin gradualisht dhe vazhdojmë përzierjen me qëllim që të mos bëhet beshameli kokërr. Elëm të marrë valë beshameli dhe më pas e largojmë nga zjarri. Shtojmë gjysmën e djathit parmixhan, 2 të verdha veze, kripë e arrë moskat.
Në tavën që do të pjekim pasticen shtojmë 3 lugë gjelle krem karameli në tasin me makarona dhe kimë.
Lyejmë një tepsi me vaj dhe e spërkatim me galetë (bukë të thekur të thërrmuar). Shtojmë makaronat me kimë duke i niveluar ato. Në fund mbulojmë komplet sipërfaqen me beshamel, e pudrosim me pak djath parmixhan. Vendosim tepsine në furrën e parangrohur 200ºC për 25-30 minuta.
Pastiçe me kimë
Receta e dytë: Harapash me djath e qumësht
Përbërësit:
50 gr gjalp
1 gotë miell misri
1 gotë ujë
1 gotë qumësht ose dhallë
3-4 lugë gjelle djath të thërrmuar
Përgatitja:
Shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin e msirit deri sat ë zverdhet lehtë. Shtojmë ujin, qumështin osë dhallën nëse e doni me shije më majhoshe. Shtojmë djathin e thërrmuar dhe rregullojmë shijen me kripë në varësi të kripës që ka djathi. E lëmë masën të ziejë deri sat ë shkëputet nga tenxherja.
Nëse e preferoni oshmarin më të hollë i shtojmë 1 gotë ujë, qumësht ose dhallë pak më shumë dhe e gatuajmë në raportin 1 masë miell dhe 3 masa lëng, varet nga preferencat tuaja.
Harapash me djath e qumësht