Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Polentë me kërpudha e domate dhe Thjerrëza me perime

Receta e pare: Polentë me kërpudha dhe domate
Përbërësit:

1 lgj gjalp

250 gr polentë

3 lgj vaj ulliri

1 kokërr qepë

400 gr kërpudha

3 thelpinj hudhër

100 ml verë të bardhë

 Kripë dhe piper i zi

 200 gr mocarela

150 gr domate qershi

Pak borzilok i thatë

Përgatitja:

Vendosim 1 litër ujë, e lemë të ziejë dhe shtojmë në të 1 lugë gjalpë, pak kripë dhe polentën. E trazojmë shpejt, ulim pak temperaturën dhe e lemë të ziejë polentën për 8 minuta duke e trazuar vazhdimisht.

Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën të prerë në rrathë derisa ajo të zbutet. Shtojmë kërpudhat të prera në katërsh (nëse janë të vogla), hudhrat të grira hollë dhe i trazojmë së bashku me kërpudhat. I shuajmë më pas me verë dhe i lemë derisa vera të avullojë. Në fund shtojmë pak piper të zi.Lyejmë një tavë me vaj ulliri dhe shtojmë në të polentën, e nivelojmë atë dhe e hedhim sipër polentës, kërpudhat i shpërndajmë mirë mbi gjithë sipërfaqen. Presim mocarelen në feta dhe e shpërndajmë mbi kërpudha duke vendosur tek tuk dhe domate qershi. Në fund i pudrosim domatet me pak borzilok të thatë. Vendosim tavën në furrë në temperature 180 gradë Celsius për 30 minuta.

Polentë me kërpudha dhe domate

Receta e dytë: Thjerrëza me perime

Përbërësit:

200 gr thjerrëza

200 gr patate

 100 gr karrota

100 gr selino

100 gr presh

1 litër lëng perimesh

 1 lgj gjalp

3 lgj uthull e bardhë

Kripë, piper i zi, majdanoz

300 gr suxhuk

Përgatitja:

Fillimisht shpëlajmë thjerrëzat, më pas i vendosim në tenxhere ku shtojmë 500 ml lëng perimesh dhe i lemë thjerrëzat të ziejnë për 20-25 minuta në temperaturë nën mesatare.Ndërkohë lajmë qërojmë perimet dhe i presim në feta të holla me trashësi 0.5 cm. Presim fetat në shkopinj dhe më pas në kubikë shumë të vegjël.

Në një tenxhere tjetër vendosim 1 lugë gjalpë, sapo gjalpi të shkrijë shtojmë të gjitha perimet dhe i kaurdisim për 2 minuta. Shtojmë më pas lëngun e mishit ose të perimeve baraz me nivelin e perimeve dhe i lemë ato të ziejnë për 5 minuta. Shtojmë 2 lugë majdanoz të grirë dhe në fund shtojmë thjerrëzat së bashku me 2-3 lugë uthull të bardhë. Supa duhet të jetë e plotë jo e hollë, sipas dëshirës mund t’i vendosni brenda dhe feta apo copa sallami të thatë.

Thjerrëza me perime

b.ha./er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy