Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Pulë me miell misri dhe fërgesë me patëllxhanë

Receta e parë: Pulë me miell misri

Përbërësit:

1 kg mish pule

2 qepë mesatare

4 thelpinj hudhër

100 gr miell misri

2 vezë

1 lç piper i kuq

Kripë dhe piper i zi

4 lgj vaj ulliri

2 karrota, spec pikant (sipas dëshirës )

Majdanoz

Përgatitja:

Lajmë thajmë mishin e pulës. Ngrohim vajin në një tenxhere dhe kaurdisim mishin e pulës derisa të ndryshojë ngjyrë. E Largojmë mishin dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën sa të thahet pak, më pas shtojmë hudhrat të prera imët, vendosim karrotat të prera në kubikë i kaurdisim për 1 minutë dhe më pas shtojmë dhe mishin në tenxhere, pak spec djegës, kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Hedhim ujë të nxehtë derisa të mbulohet mishi dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare për 20-25 minuta.

Në një tigan të ngrohtë në temperaturë të ulët ngrohim pak miellin e misrit, shtojmë në të vezën dhe e përziejmë me dorë duke realizuar një miell misri të thërrmuar në grimca të vogla. Kur temperatura e tiganit të jetë sa e duron dora shtojmë miellin e misrit tek lëngu i mishit që po zjen. E lemë gatimin të ziejë për 10 mnuta derisa lëngu të trashet dhe copëzat e miellit të jenë të dukshme. Shtojmë në fund pak majdanoz të grirë imët dhe e shërbejme sipas dëshirës pudrosur me pak piper të zi.

Pulë me miell misri

Receta e dytë: Fërgesë me patëllxhanë

Përbërësit:

700 gr patëllxhanë

3 qepë të vogla

2 degë selino

400 gr domate

2 lgj salcë domate

4 lgj vaj ulliri

80 gr ullinj

30 gr stika pishe

30 gr kaperi

3 lgj uthull

1 lk sheqer

Përgatitja:

700 gr patëllxhane

3 qepë të vogla

300 gr selino

400 gr domate

2 lgj salcë domate

3 lgj vaj ulliri

80 gr ullinj jeshil

30 gr stika pishe

30 gr kaperi

50 ml uthull të bardhë

1 lk sheqer

Borzilok

Përgatitja:

Fillimisht presim patëllxhanët në kubikë 1-2 cm. I vendosim në një kullesë i spërkasim me pak kripë, i vendosim një tas poshtë që të kullojë lëngu i tyre duke vendosur mbi patëllxhanë dhe një pjatë të rëndë. Ndërkohë qërojmë qepët dhe i presim në feta, selinonë e pastrojmë nga fijet dhe e presim në gjysëmrrathë të hollë. Domatet i vendosim në ujë të vluar, i qërojmë lëkurën dhe më pas pasi ti presim në ¼ largojmë farat dhe lëngun dhe tulin e presim në kubikë.

Në një tigan të thellë vendosim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Më pas shtojmë selinonë dhe e kaurdisim së bashku me qepën për 2-3 minuta. Shtojmë dhe ullinjtë, stikat e pishës, kaperin dhe në fund domatet në kubikë dhe salcën e domates. E rregullojmë shijen me kripë dhe piper, vendosim kapakun dhe e lemë fërgesën të gatuhet në temperaturë të ulët. Ndërkohë në një tigan tjetër skuqim patëllxhanët. Pasi patëllxhanët të jenë skuqur i shtojmë në salcën që kemi përgatitur ku vendosim disa gjethe borziloku dhe pak sheqer. I trazojmë mirë dhe më pas e servirim fërgesën me patëllxhanë të ngrohtë.

Fërgesë me patëllxhanë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim