Receta e parë: Qumështor me peta

Përbërësit:

5-6 petë të njoma

1,4 litër qumësht

6 lgj sheqer

Sheqer vanilje

5 lgj miell

50 gr gjalp

6 kokrra vezë

Brumi:

3 e ½ gotë miell

1 lugë vaj

Pak kripë

1 gotë ujë

Përgatitja:

Vendosim tenxheren me qumësht të ftohtë e sheqer dhe e trazojmë deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë sheqerin vanilje dhe miellin (mund ta hollojmë dhe pak veç,me qumësht të ftohtë nga tenxherja ). E përziejmë me qumështin dhe e trazojmë ngadalë deri sa kremi të lidhet dhe të marrë valë. E largojmë nga zjarri, e lëmë të bjerë pak vala dhe pasi i përziejmë vezët i shtojmë tek kremi.

Lyejmë tepsinë me gjalp dhe vendosim petët një e nga një duke i spërkatur me pak gjalp ose duke lënë anët e petëve të varen në tepsi.

Shpërndajmë kremin në të gjithë sipërfaqen e spërkatur me gjalp, kthejmë anët dhe komplet sipërfaqen e mesit e lëmë të zbuluar. Mund ti lyejmë me të bardhe veze dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180ºC për 40-45 minuta.

Qumështor me peta

Receta e dytë: Mish me majdanoz

Përbërësit:

1 kg mish qingji

4 tufa qepë të njoma (1 kg)

Vaj ulliri

1 lgj piper i kuq

4 tufa majdanoz

4 lç oriz

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Lajmë mishin dhe e vendosim në tenxhere, e kaurdisim pak dhe e mbulojmë me ujë të valuar dhe e lëmë të ziejë për 40 minuta. Ndërkohë lajmë qepët e njoma, i presim për së gjati horizontalisht e më pas i presim në gjatësi 1 cm, të bardhat dhe pak nga pjesa jeshile.Ngrohim vajin e ullirit (4-5 lugë gjelle) dhe shtojmë në të qepën të cilën e përziejmë herë pas here deri sa ajo të zbutet dhe të zverdhet pak. Shtojmë 1 lugë gjelle piper të kuq dhe e largojmë menjëherë nga zjarri që të mos nxihet piperi duke shtuar qepën në tenxhere me mish. Më pas shtojmë orizin (1 lugë çaji) për ccdo pjatë.Grijmë majdanozin trashë dhe e shtojmë në tenxhere. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lëmë të ziejë për 20 minuta e më pas e shërbejmë të ngrohtë.

Mish me majdanoz