Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Role me patëllxhanë e mish të grirë dhe Makarona me presh e pançetë

Receta e parë: Role me patëllxhanë dhe mish të grirë

Përbërësit:

3-4 patëllxhanë

500 gr mish i grirë

2 kokrra vezë

50 gr parmixhan i grirë

20 gr galetë (bukë e thatë e grirë)

400 gr domate

1 qepë e vogël

Borzilok

Kripë dhe piper i zi

Vaj ulliri

Përgatitja:

Presim patëllxhanët në feta dhe i spërkatim me pak kripë. I lyejmë me furçë me pak vaj dhe mund të vendosim në furrë ose në zgarë sa të zbuten pak. Në një tas përziejmë mishin, vezën, galetën, kripë, piper e parmixhan të grirë. Punojmë mirë brumin dhe e lëmë mënjanë.

Në një tigan vendosim vaj dhe e kaurdisim sa të zbutet pak. Shtojmë domatet e borzilokun si dhe një majë luge sheqer dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta. Ndërkohë me ndihmën e nje luge vendosim mish të grirë në fillim të fetës së patëllxhanit dhe e mbledhim atë role.

Vendosim pak vaj dhe pak salcë domate në një tepsi dhe më pas vendosim roletë me patëllxhanë. I mbulojmë përsëri me salcë domate dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180ºC për 25 minuta.

Role me patëllxhanë dhe mish të grirë

Receta e dytë: Makarona me presh dhe pançetë

Përbërësit:

320 gr makarona

120 gr pançetë

2 presh

1 lç erza me perime të thata

Vaj

Kripë dhe piper

Sherebel

Përgatitja:

Presim pjesën e bardhë të preshit në unaza shumë të holla dhe e vendosim  në tigan. Shtojmë pak kripë, e lëmë të zbutet, shtojmë ujë, erzat me perimet e thata dhe vendosim kapakun që të ziejë.

Në një tigan tjetër vendosim pançetën për ta thekur duke e trazuar herë pas here. Në një tenxhere kemi vendopsur që të valojë ujë, kripë dhe makaronat.

Trazojmë mirë preshin dhe nëse nuk është zbutur i shtojmë edhe pak ujë nga makaronat deri sat ë zbutet plotësisht. Më pas e kalojmë në blender, e kthejmë në pure dhe e vendosim përsëri në tigan. Duke i shtuars ërsih lëng makaronash duke i dhën trajtën e një kremi. Shtojmë në të pançetën e thekur, sherebel të copëtuar dhe kullojmë makaronat e is htojmë në tiganin me salcë preshi dhe pançetë. Më pas i shërbejmë të ngrohta.

Makarona me presh dhe pançetë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës