Të gjitha fundjavat pasuese do t’ju japin emocione të forta...horoskopi për sot

 Të gjitha fundjavat pasuese do t’ju japin emocione të forta...horoskopi për sot

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Sipas horoskopit këtë të martë 20 korrik 2021 do të ndjeheni pak të dyzuar, por dëshira për hakmarrje me siguri nuk do t’ju mungojë. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në dashuri, veçanërisht nëse marrëdhënia juaj ka përjetuar probleme të mëdha, apo të injoruara prej disa kohësh. Vëmendjen e duhur duhet ta keni sidomos në muajin gusht!

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Këto ditë po kërkoni më shumë përgjigje, apo siguri më shumë. Ka ardhur koha për të adresuar çështje të caktuara.Përcaktoni marrëdhënien tuaj, flisni për punë ose mendoni për shtëpinë. Ka nga ata që po shqyrtojnë një transferim; qira, shpenzime të papritura, apo ndryshime të vazhdueshme në përditshmëri, që duhen menduar.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Këtë të martë do të keni akoma Venusin të pranishëm në shenjën tuaj.Dashuria të jetë akoma protagoniste e ditëve tuaja. Siç sugjeron astrologu popullor, duhet të jeni sa më të sinqertë. Nëse po ecni paralelisht me dy histori, nëse keni tensione që janë lënë pas dore shumë gjatë, është koha për të korrigjuar, për t’u sqaruar në çift! E marta 20 dhe e mërkura 21, dy ditë interesante për ju.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Siç parashikon horoskopi të martën do të ndjeni nevojën për të kërkuar bashkëpunime të reja në punë. Ose të largohemi pas një bllokade, që ka zgjatur për shumë muaj. Në dashuri duhet të riktheheni sërish në lojë, në funksion të muajit gusht që do të jetë shumë premtues nga ky këndvështrim.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Sipas horoskopit të martën mund të ndjeheni të shqetësuar për paratë dhe çështjet e lidhura me punën. Ju dëshironi më shumë garanci dhe bëni mirë, sepse do të jetë e rëndësishme të sqaroni të gjitha marrëdhëniet profesionale, deri në muajin nëntor. Do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm me financat. Në dashuri, megjithatë një verë shumë intriguese ju pret.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Në këtë periudhë jeni një nga shenjat më të forta dhe më premtuese për çështje praktike dhe të lidhura me punën. Për fat të keq, problemet vazhdojnë në dashuri. Shumë çifte janë shpërngulur, madje kanë humbur edhe bashkëpunimin e së kaluarës. Ju duhet të punoni për të rikuperuar sa më shpejt pasojat! Gushti do të jetë një muaj që do t’i japë takime stimuluese beqarëve.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Që nga marsi, keni pasur shumë vështirësi dhe dyshime. Ju jeni një nga shenjat e zodiakut që po dilni nga kjo periudhë me kockat gati të thyera. Këto ditë po kaloni një periudhë të vështirë që të besoni më shumë në të ardhmen, siguritë mungojnë, ose mbase jeni thjesht të lodhur duke përsëritur gjithmonë të njëjtat gjëra. Mundohuni, megjithatë, të mbani qetësinë në marrëdhëniet tuaja!

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Këtë të martë Hëna do të jetë në anën tuaj.Nëse keni fjalë të rëndësishme për të adresuar, sqarime që do të bëni është ditë e përshtatshme të përfitoni në 24 orët e ardhshme. Një fazë shumë e favorshme, pothuajse çliruese do të fillojë për ju. Fundjava tjetër dhe të gjithë fundjavat pasuese do t’ju japin emocione të forta.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Sipas parashikimeve astrologjike të martën dhe të mërkurën duhet të filloni të bëni plane të rëndësishme, për muajin gusht. Në punë, mund të fillojnë projekte të reja të cilat do të mund të realizohen në vjeshtë. Sidoqoftë, në dashuri dikush prej jush po kalon një krizë të vogël.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Duhet të ‘armatoseni’ me guxim dhe të flisni qetësisht me partnerin ose me këdo që është afër jush tani. Keni shumë tensione që duhet të tejkalohen, përndryshe do të rrezikoni të shihni marrëdhëniet e dëmtuara, në mënyrë të pariparueshme gjatë gushtit. Jini më shumë të kujdesshëm!

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Sipas horoskopit këtë të martë do të jeni mjaft të qetë, ndërsa të martën dhe të mërkurën do të duhet të përdorni kujdes ekstrem me paratë. Në këtë periudhë keni bërë shumë lëshime, prandaj do të ishte e përshtatshme të filloni të kërkoni për burime të reja. Deri në nëntor duhet të përpiqeni të përcaktoni më mirë të gjitha veprimet tuaja.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Në përgjithësi po kaloni një situatë të mirë. Në gusht kjo periudhë do të jetë edhe më mirë! Çiftet që mbijetuan muajt e kaluar, në gusht do të kenë mbështetjen e yjeve. Këtë të martë 20 korrik mund të ndjeheni pak nervozë, por kjo e martë ashtu si dhe e mërkura do të jenë dy ditë të mira, sepse ato do t’ju japin zgjidhje të rëndësishme për disa probleme të një natyre pune, mbi çështje burokratike dhe juridike që ju kanë shqetësuar për ca kohë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati