VLORË- Të ardhur nga India, Filipinet dhe Indonezia emigrantët e huaj po punësohen në sektorin e turizmit. Në dyert e Drejtorinë e Emigracionit në Vlorë gjen çdo ditë me dhjetëra shtetas të huaj që po aplikojnë për leje qëndrimi në Shqipëri.

Ata kanë mbërritur në vendin tonë përmes agjencive dhe mbajnë në duar kontrata pune 6 mujore, të nënshkruara me kompanitë shqiptare që operojnë në hoteleri dhe turizëm në Dhërmi e Palasë.

Emigrantët tregojnë se do të punojnë në sektorin e mirëmbajtjes së hoteleve dhe në të gjitha njësitë e tjera të shërbimit.

"Unë jam indian dhe punoj në "Green Cost si pastrues i dhomave. Më pëlqen Shqipëria dhe Shqiptarët po mësoj dhe gjuhën avash avash".

"Jam nga Indonezia kam 8 muaj këtu në Shqipëri dhe tani po rinovoj dokumentet. Jam i kënaqur paguhem 400 USD/Muaj dhe kam të mbuluara shpenzimet për fjetje dhe ushqim".

"Kam ardhur të punoj në turizëm me kontratë pune në "Green Cost". Tani kam mbërritur por më duket mirë këtu".

Turizmi është përballur vitet e fundit me mungese të fuqisë punëtore, ndaj kompanitë i janë drejtuar vendeve me krahu i punës është i lirë.