Të jesh Gej .......

Të jesh Gej .......

Parada e LGBT-së sot në Tiranë

Nje djale i vogel, i ndrojtur dhe shume i rrudhur ne vetvete, qe nuk guxonte t'u thoshte as dhe nje fjale shokeve te tij, e per me teper prinderve, per ate deshire fizike te natyrshme, qe e shtynte drejt djemve dhe jo drejt vajzave, nje dite do ti hapej nje shoku i cili fatkeqesisht jo vetem do ta “shiste” por per me teper do te behej pjese e korit te neveritshem qe do ta gozhdonte djaloshin ne shtyllen e turpit, duke u talluar me pasionin e tij qe sipas tyre ishte jo vetem i pa natyrshem por edhe pervers. Laku sa vinte e behej me i ngushte rreth qafes se djaloshit duke e detyruar ate te mbyllej ne guasken e tij. Shkolla po i kthehej ne ferr. Netet, qe sa vinin e zgjateshin, nderthurnin gjumin e paket me lloj lloj perceptimesh te zeza qe gjithnje e me shume i ushqenin neverine ndaj vetes. I lodhur, i vetem, pa asnje mbeshtetje ai gjen zgjidhjen me te lehte; vret veten.

“Ndjehesha i refuzuar, i perbuzur, i poshteruar ” shkruan ne letren qe i ka lene prinderve para se te vriste veten 18 vjecari Italian, pak kohe me pare. « Nuk e kuptova gjendjen e djalit. E shihja te shqetesuar por mendoja se jane shqetesimet e moshes. Nuk ja fal vetes. E lame te vuaje ne izolimin e tij, ne burgun e tij. Per cfare ? Per nje gje qe nuk varej prej tij” shprehet e ema.

Orientimi seksual eshte zgjedhje apo dicka me te cilin njerezit lindim – njelloj si ngjyra e lekures apo e syve ?

Seksologu Havelock Ellis ishte i pari qe e shkeputi homoseksualitetin nga etika dhe morali duke e konsideruar ate nje sjellje natyrale. Sipas tij prania e homoseksualitetit tek kafshet, ne mbi 130 specie të ndryshme, mbeshtet natyralitetin e kesaj sjellje. Si mund te denohen njerezit per nje instikt natyral ? - shprehet ai ne librin e tij ‘Homoseksualiteti dhe natyra e tij’. Ne fakt, zhvillimet e mepastajme ne mjeksi do t’i jepnin atij te drejte duke e impostuar homoseksualitetin me shume si nje shmangie nga norma e gjithepranuar, se sa te kushtezuar nga deshira perverse e individit. Pra, nje shprehje seksuale e kushtezuar me shume nga natyra biologjike, se sa nga zgjedhja subjektive e individit.

Studjuesit nga Queen Mary's School, duke studiuar sjelljet seksuale te 7652 binjakeve identike raportojne se profili gjenetik, pra trashegimija, luan nje rol te rendesishem ne sjelljet tona seksuale. Ata konfirmuan se gjenet tona, perpos percaktimit te orientimit hetero apo homoseksual, ndikojne edhe në formësimin e mënyrës se si e shohim njëri-tjetrin, ne idete tona mbi mireqenjen, emigracionin, denimin me vdekje, abortin, pacifizmin, apo dhe bindjet politike. Problemi i pare qe del nga keto studime eshte se si eshte e mundur qe gjeni i lidhur me homoseksualitetin shperndahet ne popullate nderkohe qe behet fjale per nje aktivitet seksual qe nuk con ne riprodhim kur, nese i referohemi teorise se Darvinit, sjelljet, emocionet dhe sensi moral shpjegohen me egzistencen e secilit per te mbijetuar e riprodhuar.

Gjenet e homoseksualitetit duhet te jene te pranishem edhe ne heteroseksuale.

Nje sere studimesh kane konfirmuar se me shume se gjysma e meshkujve dhe grave heteroseksuale kanë te ashtuquajturat gjene te homoseksualitetit te cilët kalojnë nga një brez në tjetrin, duke shpjeguar keshtu përse homoseksualiteti eshte i pranishëm tek njerëzit përgjatë historisë dhe në të gjitha kulturat e botes. Sipas tyre, sjelljet dhe aftesite per riprodhim te homoseksualeve jane te ndryshme. Nje sjellje vetem homoseksuale qe nuk eshte e afte per riprodhim i perket atyre qe trashegojne gjenin “gej” si nga nena ashtu dhe nga babai. Perkundrazi, ata qe kane vetem nje gjen "gej", mund te jene shume me te afte per riprodhim duke favorizuar shperndarjen e gjenit. Pikerisht sic ndodh shperndarja e semundjes se talasemise. Ata qe e kane te trasheguar gjenin e semundjes se talasemise nga te dy prinderit, cfaqin nje semundje te rende. Ndersa ata qe kane vetem nje gjen, vertet jane pak anemike, por shume me rezistent ndaj malarjes ne zonat ku ajo eshte endemike. Kjo favorizon perhapjen e talasemise. Pertej metafores, me kalimin e viteve varianti "gej" nuk eshte cudi edhe te dominoje. Nese kjo eshte e vertete, gjithmone e me shume njerez do te kene nje tendence homoseksuale, por duke qene me te forte e me te bukur fizikisht. Dhe, cka eshte me e rendesishme, me te afte per riprodhim sic natyra kerkon per te egzistuar.

Gjithsesi, edhe pse roli i faktoreve gjenetike sa vjen e po merret gjithnje e me shume ne konsiderate per lidhjen e tij me zgjedhjen seksuale, shumica e shkencëtarëve sot bien dakord që orientimi seksual ka shumë të ngjarë të jetë rezultat i një ndërveprimi kompleks të faktorëve gjenetike, biologjik dhe mjedisoro kulturor.

Syte fillojne shohin edhe ne erresire

Duhet nje qasje e re e mbeshtetur ne nje kulture te re, e cila te bazohet jo vetem në të drejtat e homoseksualëve, por në të drejtat e njeriut, pasi para se të jene homoseksuale, heteroseksuale apo biseksuale ata jane qenie njerëzore. Duhet nje ndryshim rrenjesor social, pasi edhe xhestet e vogla, batutat e te rriturve, qofte ne jete apo dhe ne filma, mungesa e te drejtave, deri dhe barcoletat nxisin dhe ushqejne nje klime perfide. Fatkeqesisht, tek ne, mungesa e njohjes eshte per me teper edhe institucionale. Politikanet shtirshem flasin ne emer te vlerave te familjes pasi jo rralle opinionet e tyre ata i projektojne ne vota te mundeshme. Akoma me e dhimbeshme eshte kur neper studjo televizive apo ne shkrime ne gazeta ka gazetare qe konfondojne homoseksualitetin me pedofiline dhe nekrofiline, duke nxitur keshtu me dashje apo besoj pa dashje urrejtje karshi ketij komuniteti.

Roli i shkolles eshte tejet i rendesishem. Shkolla duhet te jete nje vend i shendetshem dhe i "vaksinuar" ndaj atyre mesuesve perfide qe u mesojne nxenesve se homoseksualizmi eshte semundje qe duhet kuruar. Nëse fëmijëve ne shkolla do t'u mesojme qe njerezit te mos identifikohen apo etiketohen nga prirjet apo zgjedhjet e tyre seksuale, pra, te mos etiketohen gej apo lesbike por thjesht t'i diferencojne njerezit vetem biologjikisht ne femra apo meshkuj, ne do te benim një hap të mirë përpara. Natyrisht kjo gje do te realizohej nga prinder e mesues te ndergjegjshem, mendjehapur dhe te kulturuar dhe jo nga grupe interesi si LGBT etj. Ne se ministria e arsimit do te kishte nje projekt edukimi, fokusi i tij fillimisht mund te ishin mesuesit dhe jo femijet e per me teper te performohej me kompetente te fushave sociale dhe te biologjise.

Kujdes Peshoren

Aq sa kam bindje shkencore ne nje nderthurje te homoseksualitetit me nje profil te caktuar gjenetik po aq, nuk kam kuptuar dhe nuk kuptoj nje lloj krenarie, se paku ne dukje, te ketyre njerezve; nuk shoh arsye krenarije, packa se mund te jete reagim e shprehje e persekucionit te tyre, e "stresit te minoritetit", e grupit te emargjinuarve.

Ah po, krenar ka te drejte te jete Elton Xhon, Xhorxh Majkell e shume te tjere........ per artin e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur