Disa ditë më parë, një video e transmetuar në 16 nëntor të 2015 nga 'Tgr Leonardo', kushtuar shkencës ka bërë xhiron e rrjetit në Itali. Në këtë video të Maurizio Menicucci, thuhet se shkencëtarët kinezë kishin krijuar një "koronavirus të ri nga lakuriqët dhe minjtë" për "arsye studimi". "Një grup studiuesish kinezë", ka' shartoi një proteinë sipërfaqësore të marrë nga lakuriqët në një virus që shkakton Sars me prejardhje nga minj", duke krijuar "një supervirus që mund të prekë njerëzit".
Kjo u interpretua si provë që virusi Sars-CoV-2 mund të ishte krijuar në laborator dhe më pas do t'i shpëtonte kontrollit të shkencëtarëve kinezë.
Komuniteti shkencor megjithatë e ka mohuar me forcë faktin se virusi Sars-CoV-2, koronavirusi aktual, u krijua në laborator duke thënë se ai është e natyrshëm. Origjina e këtij virusi - normalisht, është lidhur në një farë mënyre me atë të Sars, megjithatë ndikimi i tij në sistemin respirator është i natyrshëm.
Franco Locatelli, kryetar i Këshillit të Lartë të Shëndetit, anëtar i komitetit teknik shkencor që mbështet mbrojtjen civile dhe qeverinë ka thënë se: "Nuk ka asnjë provë që ky ishte mekanizmi me të cilin u krijua Sars Cov 2. Të gjitha grupet ndërkombëtare të shkencëtarëve ndajnë idenë e një shtameve të izoluara të koronavirusit të ri dhe një skenar i tillë kurrë nuk është hipotezuar nga askush".
Gjithashtu Giuseppe Ippolito, drejtori shkencor i Spallanzani, hedh poshtë me vendosmëri këtë informacion: "Është gjithmonë e njëjta histori shumë imagjinative që herë pas here na detyron ta mohojmë hapur.
"Mos u shqetësoni nga budallalliqet e fundit se zhvillimi i koronavirusit nga një eksperiment laboratorik. Ai është100% natyral", ka shkruar virologologu Roberto Burioni në Twitter.
Po cila është përmbajtja e videos?
Virologu i Universitetit të Milanos, Fabrizio Pregliasco i shpjegon Adnkronos Salute se: “Në të vërtetë video lë shumë përshtypje, megjithëse hulumtimi tashmë ishte botuar në "Mjekësia e Natyrës" duke ngritur goxha polemika brenda bashkësisë shkencore, mbi mundësitë dhe rreziqet e tij si studim. Ajo që mund të themi është se ajo që shkakton Covid-19 nuk është i njëjti virus me studimin e vitit 2015, dhe se ky Sars-Cov-2 kishte një origjinë natyrore. E kuptoj që, sot e kemi parë me sytë tanë, të lë goxha përshtypje. Por po e përsëris: ky koronavirus kishte një origjinë natyrore".
I njëjti drejtor i gazetës Rai, Alessandro Casarin u shpreh se raportimi i 16 nëntorit 2015 ishte marrë "nga një botim i revistës Nature", por kjo revistë "vetëm tre ditë më parë sqaroi se virusi i përmendur në shkrim se ishte krijuar në laborator, nuk ka asnjë lidhje me virusin natyror Covid-19 ". Revista Nature shpjegon se: "Ky artikull është përdorur si themeli i teorive të pabazuara se në laborator u krijua koronavirusi i ri që shkakton Covid 19. Por, nuk ka asnjë provë që kjo është e vërtetë; shkencëtarët besojnë se është më tepër e mundur që koronavirusi i ri, COVID-19, të jetë transmetuar nga kafshët tek njerëzit.
"Një studim sistematik i sekuencave gjenetike të Sars-CoV-2 u lëshua dy ditë më parë i cili demonstron pa pikë dyshimi se virusi ka një origjinë natyrore dhe zoonotike (nga kafshët, dmth. dhe në veçanti lakuriqët dhe pangolinat), kështu që kjo hedh poshtë historinë e virusit "e krijuar" në laborator, e cila konfirmohet si një mashtrim kolosal. Kini kujdes, pra, të mos bëni lidhje me histori spiune. Lërini shkencëtarët të jenë ata që thonë fjalën e fundit ", tha gazetari Daniele Cerrato i tha Adnkronos.
Pavarësisht këtyre mohimeve, ish-ministri i Brendshëm Matteo Salviniannicion iu drejtua parlamentit tepër i shqetësuar kur shprehej: "E pabesueshme! Tgr Leonardo (Rai Tre) i datës 16.11.2015 punim për një virus pulmonar, koronavirus, të krijuar nga kinezët me lakuriq dhe minj, shumë e rrezikshme për njerëzit”.
Edhe Lucio Malan, nënkryetari i grupit të senatorëve të Forza Italia, përmend programin Leonardo TGR teksa shkruan: «Rai Tre foli për eksperimentin, duke e cilësuar atë shqetësues dhe të rrezikshme për njerëzit. Një proteinë e futur në virusin Sars të miut .”