KAMËZ- Mëngjesin e sotëm në bulevardin ‘Donald Trump’ në Kamëz është qëlluar me armë në drejtim të lokalit në pronësi të Astrit Lamit. Por ky i fundit ia kishte lënë lokalin me qira Ndriçim Mullait.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai nuk njihet person me precedent penal. Paraprakisht po hetohet ndonjë konflikt i pronarit ose qiraxhiut, edhe pse të dy kanë deklaruar se nuk kanë konflikte. Si pistë të dytë hetuesit kanë atë që autorët mund të kenë ngatërruar objektiv.
Nga të shtënat janë thyer xhamat e lokalit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, pasi lokali në ato momente ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur njerëz të në.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Report Tv ka mësuar detajet të reja për ngjarjen e mëngjësit të sotëm në zonën e Kamzës ku drejt një lokali u qëllua me armë.
Gazetari Sokol Dema raporton se lokali është në pronësi të Astrit Lami, por e ka lënë me qira tek personi tjetër Ndriçim Mullhaj. Nuk njihet person me precedent penal. Paraprakisht po hetohet ndonjë konflikt i pronarit ose qiraxhiut, edhe pse të dy kanë deklaruar se nuk kanë konflikte. Si pistë të dytë hetuesit kanë atë që autorët mund të kenë ngatërruar objektiv.