Kanë vijuar kontrollet me radarë nga Policia e Shtetit në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore.

Në orët e para të mëngjesit, policia rrugore ka hequr 9 patenta për shpejtësi që varionte nga 150-170km/h. Në këto raste sipas policisë, të ndaluarit janë me fat pasi me ndihmën e radarëve ia dolën të shkonin shëndoshë e mirë në banesa por pa patentë.

 Të tilla shpejtësi rrezikojnë maksimalisht të çojnë në banesë patentën pa të zotin.

Policia e Shtetit