Twitter ndalon reklamat e mediave
​ruse, ndikuan në zgjedhjet e SHBA

Twitter ndalon reklamat e mediave<br />​ruse, ndikuan në zgjedhjet e SHBA<br>
Twitter ka ndaluar reklamat nga llogaritë e mediave shtetërore ruse, Russian Today (RT) dhe Sputnik, duke cituar agjencinë e inteligjencës së SHBA-së, se këto media kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së vitin e kaluar.

Rrjeti social me bazë në San Francisko, tha në një deklaratë se ndërhyrja në zgjedhje "nuk është diçka që duam në Twitter".

"Ky vendim nuk ishte i lehtë dhe ne po e bëjmë këtë hap tani si pjesë të angazhimit tonë të vazhdueshëm për të ndihmuar në mbrojtjen e integritetit të përdoruesve në Twitter", ka thënë  kompania.

Muajin e kaluar, Twitter tha se kishte pezulluar rreth 200 llogari të lidhura me Rusinë, pasi kishin hetuar përpjekjet propaganduese në lidhje me zgjedhjet e vitit të kaluar, raporton Radio Evropa e Lirë.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sula me tone të ashpra kundër Kodit Zgjedhor: Me këtë ligj burrat në 2025 do kthehen gra! Do jetë lista e servilëve! Rama mos të bëj fushatë

Sula me tone të ashpra kundër Kodit Zgjedhor: Me këtë ligj burrat në 2025 do kthehen gra! Do jetë lista e servilëve! Rama mos të bëj fushatë