Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë para pak minutash në Durrës.

Ato janë shënuar rreth orës 18:06 minuta, dhe epiqendra ka qenë në fshatin Hamallaj që është pjesë e Bashkisë së Durrësit.

Mësohet se tërmeti ka qenë i magnitudës 3.4 i shkallës Righter.

Nga lëkundjet nuk raportohen dëme materiale, por ato janë dëgjuar edhe në Tiranë.

Paraditen e sotme lëkundje të lehta janë ndjerë në Bulqizë dhe në Shullan, Dibrës.