VLORË – Një magazinë pranë gjimnazit 'Halim Xhelo' është përfshirë nga flakët gjatë mesditës së sotme në Vlorë. Brenda kishte lëndë të ndryshme që janë shkrumbuar krejtësisht.
Pronari i identifikuar si R.Sh., thotë se nuk di arsyet, pasi magazina që ndodhet në lagjen ‘Osman Haxhiu’ ka qenë e mbyllur. Policia njofton se dyshohet se magazine u përfshi nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komento
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)