Për nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar 104 deputetë pro, 3 deputetë kundër dhe 6 deputetë kanë abstenuar.

Kështu, Kuvendi konsiderohet i konstituuar, pasi zgjodhi 5 nënkryetarët, që janë deputetët Ardjan Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Sllav Kosimiç dhe Emilja Rexhapin.

Po ashtu, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, lajmëroi se ditën e sotme do të mbahet edhe seanca në Parlament për votëbesimin e qeverisë së re.


Lajmi kryesor:

Merr fund ngërçi politik në Kosovë, pas konstituimit të Kuvendit, votëbesohet qeveria e re! Kurti: Barazimi i ish-drejtuesve të UÇK me regjimin e Millosheviçit, i padrejtë