Tension në stadiumin e Ballshit, tifozët e Tiranës, “Tirona Fanatics”, ndërpresin për disa minuta ndeshjen Bylis-Tirana. Në minutën e 20-të tifozët e Tiranës kanë ndezur flakadanë dhe i kanë hedhur në fushë, gjë e cila ka bërë që të ndërpritet ndeshja.
Njëri nga mbrojtësit e Bylisit, Shoshi, ka marrë një tymuese dhe e ka hedhur në drejtim të tifozëve bardheblu, duke nxehur gjakrat edhe më shumë. Ndeshja rifilloi me Shoshin që u ndëshkua me karton të verdhë. Pjesa tjetër e ndeshjes ka vazhduar pa incidente por duhet theksuar që po luhet një lojë e ashpër, me ndërhyrje të rrezikshme nga ana e të dyja skuadrave. Tirana po fiton 0-1.