KIEV – Një sërë politikanësh të lartë europianë janë duke deklaruar bojkotimin e vizitave të planifikuara në Ukrainë, përfshirë kampionatin europian të futbollit, për arsye të trajtimit që po i bëhet ish-kryeministres Yulia Tymoshenko.
Kreu i KE Jose Manuel Barroso si edhe komisionerja për drejtësinë Viviane Reding kanë thënë se do e bojkotojnë kampionatin Euro 2012 që zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni.
Kancelarja gjermane mund të bëjë të njëjtën gjë, tha një zëdhënës i saj, duke shtuar se gjithçka varet nga fati i zonjës Tymoshenko.
Ndërkohë 5 presidentë europianë, të Austrisë, Italisë, Çekisë, Gjermanisë dhe Sllovakisë nuk do të shkojnë në një takim të nivelit të lartë në Jaltë.
Euro 2012, e vendosur të bëhet në Poloni dhe Ukrainë, po kalon në komplikacione të paparashikuara, përsa i përket Ukrainës. Telashet nisën që me akuzat e Platinisë për ‘matrapazë e banditë’ që po rrisin jashtë logjike çmimet e dhomave të hoteleve. Shpërthimet e së premtes në Dnipropetrovsk rritën shqetësimet për sigurinë.
Por rasti Tymoshenko është ai që po krijon konfliktin më të madh mes perëndimit dhe qeverisë ukrainase. Avokati i Tymoshenkos publikoi ditët e fundit foto të saj me vula keqtrajtimesh, ndërkohë që ish-kryeministrja vazhdon grevën e urisë dhe është ankuar që më parë gjatë burgosjes së saj se vuan nga një gjendje e rëndë shëndetësore.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com