17-vjecarja nga Fushë Kruja ka përjetuar sërish të njëjtin makth, atë të përdhunimit dhe rrëmbimit nga disa persona. Historia e saj tronditi publikun rretj një vit më parë pasi u zbulua se për muaj me radhë ishte shfrytëzua seksualisht nga një grup personash.
Për t’i shpëtuar përsëritjes së ngjarjes, ajo u shpërngul në Tiranë, por dy prej personave u liruan nga burgu dhe kanë marrë sërish viktimën duke e mbajtur peng për 5-6 orë. Njëri prej personave të liruar u la në “arrest shtëpie” ndërsa tjetri në “detyrim paraqitje”, por ia dolën që të kapnin vajzën dhe ta dërgonin në një zonë që nuk e njihte për ta dhunuar sërish dile e kërcënuar që të tërhiqte denoncimin për shokët e tyre.
Teksa kryenin aktin, ata morën me kamera familjarët e 17-vjeçares. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, vajza ka treguar se si ndodhi sërish rrëmbimi ndërsa rrëfeu se është larguar nga Shqipëria.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
“Ne ishim në mbrojtje deri në momentin që abuzuesit dolën nga burgu. Më dërgonin mesazhe ose na dilnin në rrugë. 2 prej grupit janë akoma në burg dhe kërkonin që të shkoja të tërhiqja padinë. Kanë shkuar dhe më tej kërcënimeve.
Kur po kthehesha nga shkolla më rrëmbyen. Kanë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë në burg për këtë çështje, personin tjetër nuk e njihja. Na kanë futur në makinë dhe më kanë çuar në një lum në Tiranë. Ishte në breg të lumit, ku më kanë përdhunuar 2 persona. Qëndrova e rrëmbyer për 5 ose 6 orë.
Më kanë dhënë lëndë narkotike. Gjatë përdhunimit, kanë qenë në video kamerë me familjen time. Në xhep kishin në pistoletë dhe talleshin duke thënë se “është dita jote e fundit.” Ata thanë se do më merrnin me motrat për të na futur në rrugën e prostitucionit ndërsa mamin babin e vëllain do t’i vrisnin.
Njëri është Edison Cangu. E kam bërë denoncimin në polici dhe më kanë thënë që kam problem mendore, duhet të shkoja te psikiatri. Më thanë të largohesha nga Shqipëria nëse kisha kërcënime”, tha vajza./ TCH
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)