Një 11 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës pasi u përplas nga një 45-vjeçar mbrëmjen e kaluar në Gjirokastër.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar ku shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur "Ura e Çapos" , teksa drejtonte automjetin tip "Renault", ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç.
Pas ngjarjes së rëndë policia, ka vënë në pranga 45-vjeçarin. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komento
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)