U aksidentua dje në Durrës, policia kërkon ndihmë për të identifikuar të plagosurën

U aksidentua dje në Durrës, policia kërkon ndihmë për të identifikuar të plagosurën

Policia e Durresit

DURRËS-Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një grua që u aksidentua dje tek Stacioni i Trenit. Sipas bluve të qytetit bregdetar, e aksidentuara është rreth 50 vjeçe, ndërsa kishte veshur një palë shapka ngjyrë blu, xhinse ngjyrë blu, një bluzë ngjyrë blu dhe një kapele verore në kokë.

Është rreth 1.60 cm e gjatë, më flokë në ngjyrë të zezë të shkurtra. Ajo u përplas nga 50-vjeçari D.Xhafa, i cili është arrestuar, ndërsa gruaja u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet në gjendje serioze për jetën. Çdo shtetas, i cili ka ndonjë informacion që ndihmon në identifikimin e saj është i lutur të telefonojë në numrin 0694110217.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat