DURRËS- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në aksin Durrës – Spitallë. Policia raporton se 77-vjeçari Z. A. i cili u përplas nga makina që drejtohej nga 22-vjeçari K. Gj., ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia për këtë ngjarje ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tip 'Peugeot'. Ai do të akuzohet për për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Komento