Piloti i garave rally me motor, Carles Falcone, ka ndrruar jetë mëngjesin e kësaj të hënë për shkak të aksidentit që pësoi me 7 janar teksa garonte në Arabinë Saudite. Në kilometrat e fundit të garës 45-vjeçari u rrëzua duke thyer disa brinjë dhe më e keqja duke pësuar dëmtime në kokë. Fillimisht gjendja e tij u cilësua e rëndë, ndërsa tre ditë më parë u transportua për një ndërhyrje kirurgjikale në Spanjë, që është edhe vendlindja e tij.
Megjithatë gjërat nuk shkuan mirë, teksa Falcone hyri në vdekje klinike. Ditën e sotme, skuderia për të cilën ai garonte, por edhe familja e tij, njoftuan se piloti fatkeqësisht ka ndrruar jetë. Ata kanë kërkuar privatësi në këto momente, ndërsa ngjarja ka lënë të shokuar botën e çiklizmit.
Komente
