U akuza se shpalli zgjedhjet në FRPD pasi Këlliçi iu bashkua foltores së Berishës, Basha: Sajesë, mandati i kryetarit i ka mbaruar prej dy vitesh

Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzave të Belind Këlliçit se i ka shpallur zgjedhjet për kryetar për shkak se ai dhe disa të rinj i janë të FRPD-së i janë bashkuar foltores së Berishës, iu përgjigj se kjo është një sajesë për interesa personale.

"Jo s’është fare e vërtet. Kjo është një sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë nën drejtimin tim, Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka zhvilluar zgjedhje, madje zgjedhje një anëtarë një votë për kryetarin, si dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i forumeve drejtuese dhe i kryetarit ka skaduar dhe në përputhje me normat demokratike, përsëri me një anëtarë një votë, të rinjtë dhe të rejat demokrate do zgjedhin përfaqësuesit e tyre duke përfshirë dhe kryetarin e ri", tha Basha.

I pyetur nëse Partia Demokratike është gati për zgjedhje të pjesshme lokale, Basha tha se duhet të pritet vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese.

"Të presim vendimet dhe zbardhjet e tyre. Padiskutim që atentati anti-demokratik i 30 qershorit është pjesë e skemës së shkatërrimit të demokracisë që ka regjimi në fuqi. Objektivi kryesor i PD-së është që ta kthejë Shqipërinë në një vend demokratik nga një regjim autokratik që është kthyer nën regjimin e Edi Ramës", tha Basha .


Lajmi kryesor:

Shpalli zgjedhjet në FRPD se Këlliçi iu bashkua Berishës? Basha: Sajesë e fabrikuar! Përfshijmë në vettingun e politikanëve edhe lidhjet me oligarkët


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja