U akuzua për një komplot
ndaj Putinit, i ekzekutohet gruaja

U akuzua për një komplot<br />ndaj Putinit, i ekzekutohet gruaja<br>
Gruaja e çeçenit të akuzuar nga autoritetet ruse për organizimin e një komploti për të vrarë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin është vrarë në një atentat pranë Kiveit.

Sipas asaj që ka deklaruar  Adam Osmayev për mediat ukrainase,  ai dhe bashkëshortja e tij, Amina Okuyeva, kanë qenë duke udhëtuar me makinë në periferi të kryeqytetit të Ukrainës kur një automjet tjetër ka filluar t’i ndiqte nga pas.

Makina është qëlluar me armë dhe si pasoj bashkëshortja e tij ka humbur jetën pasi një plumb e ka goditur në kokë, ndërsa ai vet është plagosur. Për atentatin ndaj tij, ai ka akuzar drejtpërdrejt  autoritetet ruse.

Osmayev është ndaluar nga autoritetet e Ukrainës në qytetin Odesa në shkurt të vitit 2012 dhe është akuzuar për posedim të eksplozivëve, dëmtim të pronës private dhe falsifikim.

Më kërkesë të autoriteteve ruse, ai më vonë është akuzuar për komplot për të vrarë Putinin.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka rekomanduar Ukrainës që të mos e ekstradojë Osmayevin në Rusi dhe Kievi ka vendosur të pezullojë procesin e ekstradimit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Rama duhet të ishte prezent në Kuvend', Spaho: Të kujdeset për refugjatët e Shqipërisë, jo të zgjidhë hallet e botës

'Rama duhet të ishte prezent në Kuvend', Spaho: Të kujdeset për refugjatët e Shqipërisë, jo të zgjidhë hallet e botës