SHBA- Brett Kavanaugh është konfirmuar në Gjykatën Supreme të Amerikës.
Kavanaugh fitoi mbështetjen e senatorëve kyçë, pavarësisht një hetimi të FBI-së mbi akuzat për sulme seksuale ndaj pedagoges së psikologjisë Christine Blasey Ford.
Konfirmimi i tij ndryshoi balancat në Gjykatën e Lartë amerikane në favor të konservatorëve, gjykatë e cila ka fjalën e fundit për një numër çështjesh, që variojnë që nga aborti e deri te kontrolli i armëve.
Pas këtij konfirmimi, pozicioni i tij në panelin prej 9 anëtarësh është i përjetshëm.
Por disa orë para se senatorët të bënin publik qëndrimin e tyre, Senati amerikan e kaloi me vështirësi të nominuarin e Donald Trump drejt fazës së votimit final.
Por teksa pritej konfirmimi i kandidaturës së Kavanaugh, dhjetëra gra kanë protestuar duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj figurës së Kavanaugh.
Edhe dje protestues të shumtë mbushën korridoret e Senatit, duke shprehur indinjatën e tyre ndaj senatorëve në favor të tij.
Edhe nje tjeter humbje per cifutin e qelbur sorros
Përgjigju