Ish drejtori i tatimeve të Tiranës i cili u arrestua pak kohë më parë me akuzën se iu kthente mallrat e sekuestruara bizneseve në këmbim të parave, është liruar sot nga Gjykata e Lartë.
Gjykata e Apelit i kishte caktuar atij masën e sigurisë ‘Arrest shtëpiak” ndërkohë që, nga dita e sotme Androkli Kokthi nuk do të qëndrojë më i izoluar.
Arrestimi i Kokthit është bërë nga Specilaistët e Antikorrupsionit me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.
Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë, Kokthi u akuzua për "shpërdorim detyre” dhe "korrupsion".
Hetimet ndaj tij, kishin nisur prej disa muajsh nga Policia dhe Prokuroria e rrethit Tiranë, pas denoncimit të një subjekti privat.
Sipas organit të akuzës, Kokthi akuzohet për ”shpërdorim detyre”, pasi në kundërshtim me ligjin, ka lejuar kthimin e mallit të konfiskuar një subjekti tregtar privat që ushtron veprimtarinë në shit-blerjen e pjesëve këmbimit të automjeteve.
Gjatë muajit mars 2015 është konstatuar nga ana e kontrollit tatimor se në subjektin tregtar L.B gjendje një sasi malli pa faturë, me vlerë totale 4 milionë lekë.
Sipas prokurorisë, disa kohë pas konfiskimit të mallit, Kothi ka urdhëruar lirimin dhe kthimin e mallit në subjektin privat, të cilit i ishte gjetur malli pa faturë. Një veprim i tillë sipas Prokurorisë është në kundërshtim me ligjin pasi malli i konfiskuar nuk mund të kthehet por vetëm mund të blihet.
Në këtë mënyrë, sqaroi prokuroria, Kothi ka shfuqizuar urdhrin e konfiskimit të dhënë në Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com