Ish-Presidenti i SHBA-së Donald Trump është shpallur i pafajshëm në gjyqin e Senatit Amerikan lidhur me akuzat për organizimin e protestave në Capitol më 6 janar.

Sipas mediave amerikane, senatorët votuan me 57 vota kundër dhe 43 pro fëjësimit ndaj Trump për nxitje të kryengritjes ku humbën jetën disa persona.

Që Trump të shpallej fajtor për akuzat për nxitje të kryengritjes, duheshin 67 vota.

Pas votimit në Senat, ish-presidenti Trump, përmes një deklarate tha se gjyqi ndaj tij ishte një fazë tjetër “e gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e vendit tonë".

Kjo është hera e dytë që Trump shfajësohet në Senatin amerikan. Në teori, ky votim i lejon Trumpit që të garojë sërish për president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2024.