U akuzua se doli për birrë me Kurtin në Berlin, Vuçiç: S’i kam shtrënguar kurrë dorën

U akuzua se doli për birrë me Kurtin në Berlin, Vuçiç: S’i kam shtrënguar kurrë dorën

Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiç

Presidenti i Partisë së Popullit në Serbi, Vuk Jeremiç ka akuzuar Aleksander Vuçiç se gjatë vizitës së tij në Berlin ka dalë me kryeministrin e Kosovës në një lokal për të pirë birra, por disa orë më vonë ka kërkuar falje për informacion të pasaktë.

 “Mbrëmë, dy politikanë prominentë ballkanikë, pas darkës me të dërguarin e BE-së, dolën për nga një birrë në barin Standige Vertretung në Berlin, siç u ka hije dy miqve. Për çfarë kanë folur?”, kishte shkruar në Twitter Jeremiç.

Vetëm disa orë më vonë Jeremiç ka kërkuar falje, pasi sic tha kishte marrë informacione të pasakta. Vuçiç menjëherë ka reaguar duke thënë se një gjë e till nuk është e vërtet dhe se asnjëherë nuk i ka shtrënguar dorën Kurtit.

 “Vajza ime Milica ishte me mua për darkë dhe nëse Kurti ishte njëri prej tyre, atëherë s’di çfarë të them. Dua ta them edhe një gjë. Kurrë në jetë s’ia kam shtrënguar dorën Kurti. Takimi me Kurtin ishte… më mirë të mos e komentoj sepse s’do të ishte e drejtë”, ka thënë Vuçiç.

Kujtojmë se disa ditë më parë Vuçiç dhe Kurti ishin në një vizitë në Berlin ku u takuan me kancelarin Olaf Scholz për të diskutuar rreth dialogut mes dy palëve dhe çështjen e targave.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!