U arratis nga burgu i Lushnjës në 97 pasi ishte dënuar për vrasje, kapet dhe ekstradohet nga Belgjika 48-vjeçari

U arratis nga burgu i Lushnjës në 97 pasi ishte dënuar për vrasje, kapet dhe ekstradohet nga Belgjika 48-vjeçari

Foto ilustruese

Një 48-vjeçar i dënuar për vrasje me 16 vite burg, është kapur dhe ekstraduar në vendin tonë nga Belgjika.

Pëllumb Muskaj i dënuar në vitin 1993, është arratisur nga burgu i Lushnjës në vitin 1997 dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Vrasja ka ndodhur në vitin 1993, në një lokal në Orikum, Vlorë, kur Pëllumb Muskaj ka debatuar me shtetasin G. H., pasi ky i fundit akuzohej se i kishte vjedhur një shumë parash shokut të tij, shtetasit S.M. G. H. ka refuzuar t’ia japë lekët dhe Pëllumb Muskaj e ka qëlluar me kallashnikov, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ky operacion u bë i mundur përmes bashkëpunimit të Interol Tiranë dhe homologëve.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion