TIRANE - Një 43-vjeçar i ka dha fund jetës ditën e sotme në burgun "313" në Tiranë mëngjesin e sotëm. Bilbil Hasani është gjetur i vetëvarur me çarçaf në tualet nga gardianët. 43-vjeçari nga Kukësi, ishte në masë sigurie "arrest me burg", pasi në vitin 2019 ishte arrestuar për vjedhje.

Për ngjarjen e rëndë, reagoi edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, i cili pasi thotë se "u njoh nga mediat me lajmin e vetëvarjes së 43 vjecarit, e po ashtu edhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra".

"Inspektori i Lartë i Drejtësisë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural", thotë kryeinspektori Artur Metani në një reagim për ngjarjen.