U arrestua në Tiranë tre ditë më parë, gjykata lë në burg polakun 28-vjeçar! Do të ekstradohet në Poloni ku kërkohet për tentativë vrasjeje

U arrestua në Tiranë tre ditë më parë, gjykata lë në burg polakun 28-vjeçar! Do të ekstradohet në Poloni ku kërkohet për tentativë vrasjeje

Polaku i arrestuar

Gjykata Penale e Tiranës caktoi arrest në burg me qëllim ekstradimin për në Poloni të një 28-vjeçari të arrestua pak ditë më parë në Tiranë, i akuzuar për tentativë vrasje.

Para gjyqtarit Gert Hoxha, shtetasi polak Dominik Orloëski kërkoi që të mos ekstradohet, pasi në vendin e tij i rrezikohet jeta.

Për 28-vjeçarin, ishte caktuar arrest në burg në Poloni, ku në 10 mars të këtij viti, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka qëlluar disa herë me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin 2 shtetas, për t’i vrarë ata. Njëri prej tyre mbeti i plagosur rëndë.

Po ashtu, i riu rezulton i dënuar nga Gjykata në Poloni me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone.

Nga ky dënim, 28 vjeçarit i duhet të kryejë më shumë se 5 vjet burgim.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë